“Schitt’s Creek” ishte një ndër fituesit më të mëdhenj në Emmy 2020. Seriali kanadez fitoi shtatë çmime, duke thyer rekordin e Emmy-t për shumicën e fitoreve në një sezon të vetëm për një komedi. Ishte një sukses i jashtëzakonshëm për serialin, i cili transmetoi sezonin e tij të gjashtë dhe të fundit këtë vit.
Seriali arriti të fitojë çmime për komedinë, skenarin, regjinë dhe aktrimin më të mirë. Gjithashtu është hera e parë që një shfaqje kanadeze fiton një Emmy për serialin më të mirë të humorit, duke lënë pas “Curb Your Enthusiasm”, “Insecure” dhe “The Marvelous Mrs. Maisel”.
Schitt’s Creek u bë në vitin 2018 seriali i parë kanadez që u nominua për Çmimin Televiziv të Kritikëve për Komedinë më të Mirë. Në vitin 2019, shfaqja më në fund arriti në nominohej në Emmy për katër kategori, por këtë vit, seriali u rikthye fuqishëm me 15 nominime.
Krijuesi dhe ylli i “Schitt’s Creek” Daniel Levy fitoi mbrëmjen e sotme skenarë të jashtëzakonshëm për një seri komedi. Ai tha se shkrimi i karakterit të tij David Rose ka qenë “përvoja më e madhe në jetën e tij”. xh.d/abcnews.al



