I deleguari i Presidentit Amerikan, Richard Grenell pritet që nesër të vizitojë Prishtinën.
Kanë filluar përgatitjet nga ana e personelit që merret me protokollin në kuadër të kabinetit të kryeministrisë.
Së bashku me Grenell do të jenë edhe 13 zyrtarë tjerë amerikanë, të cilët do të prezantojnë projektet për Kosovën dhe rajonin në kuadër të marrëveshjes së arritur me Serbinë, shkruajnë mediat në Kosovë.
Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për normalizim ekonomik, e cila u konsiderua historike.
/abcnews.al/