Sot, për këngëtaren e njohur, Aurela Gaçe është një ditë mjaft speciale. 7 vite më parë, ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë me Skerdi.
Ndërsa rreth një orë më parë, Aurela ka publikuar një foto nga ajo ditë, ku shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të parë, Grace. Mirëpo, jo gjithçka është mbyllur me kaq, pasi këngëtarja ka zbuluar se ka ndërmend një tjetër dasmë. Madje, ajo ka ndarë edhe datën, në 20 shtatorin e 2023, atëherë kur bën fiks 10 vjet martuar.
“20 /Shtator / 2013
7 vjet nga kjo ditë.
Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis)
Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë.
Vajza tjeter ,e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere kete pa lejen e saj ? edhe kam frikë se do te kerkojë edhe ajo te jetë në dasëm si motra e madhe ?
Si thoni? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani?, thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023?”, shkruan Aurela, duke entuziasmuar të gjithë fansat e saj. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CFWbLtbA9A2/