Presidenti i Republikës Ilir Meta duket se ka kaluar një mbrëmje me këngë e me valle në Zall Dardhë të Dibrës.
Meta vijon vizitën e tij në Verilindje të vendit ku ka pasur takime me banorë e personalitete të zonës.
Në një video të postuar nga i vetë në llogarinë e tij në Twitter, kreu i shtetit mund të shihet ndërsa kërcen me të pranishmit. Si duket, mbrëmjen e djeshme është harruar edhe koronavirusi, dhe masat parandaluese pasi distanca dhe masat mbrojtëse nuk shihen askund.
Bashkë me videon, Meta shkruan:
“Një mbrëmje e paharrueshme në Zall Dardhë. Këto vise të mrekullueshme duhet të gjallërohen përgjithmonë! s.b/abcnews.al/