Goditi me thikë në zemër 33-vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar në Durrës

schedule08:57 - 20 Shtator, 2020

schedule 08:57 - 20 Shtator, 2020

Policia në Durrës ka vënë në pranga Arbër Koten, i cili dyshohet që t’i ketë marrë jetën duke e qëlluar me thikë Idajet Dullës, 33-vjeç.

Kujtojmë se, të shtunën, Arbër Kote, shofer i një autobusi fasonerie qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e një marketi Dulla 33-vjeç, pas sherrit për zënien e rrugës.

Abc News mësoi se Arbër Kote është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote, i cili u arrestua në vitin 2016 me akuzën se favorizoi lirimin e Lulzim Berishës nga burgu.

Njoftimi:

Durrës

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së djeshme ku ndërroi jetë një 33-vjeçar.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 26 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me  mjet prerës (thikë), shtetasin I.D., 33 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. s.b/abcnews.al/