Numri i të infektuarve me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, në Kosovë ka arritur në 15 mijë persona.
Nga këto raste të përgjithshme, rreth 2,000 vijojnë të jenë aktive.
Siç njoftoi të shtunën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 63 rezultuan pozitive.
Numri total i rasteve pozitive në vend është 15,002 nga 61,547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërsa, të paktën 611 persona e kanë humbur betejën me sëmundjen.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 12,451. s.b/abcnews.al/