Flakë zjarri kanë përfshirë pjesën e hyrjes së bashkisë së Kamzës.
Mësohet se flakët kanë rënë pak më parë dhe pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për shuarjen e tyre.
Dyshohet se shkak për flakët është bërë një defekt në sistemin e ngrohjes dhe ftohjes së godinës.
Imazhet e para të flakëve janë publikuar nga vetë ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu. /abcnews.al