Justin Bieber ka publikuar projektin më të fundit që mban titullin “Holly”, me një videoklip 5 minutësh ku protagonistë janë Ryan Destiny nga seriali “Star” dhe Wilmer Valderrama nga “NCIS”. Teksa shpërndau videon në rrjete sociale, Justin paralajmëroi një “epokë të re” me këtë projekt.
Chance the Rapper e konsideroi Bieber si “shokun e tij më të mirë” përmes një postimi në rrjete sociale, duke shtuar: “Unë realizova një nga këngët e mia më të rëndësishme me një nga miqtë e mi më mbështetës. E di që ky projekt do t’ju bëjë të ndjeni diçka dhe unë e di kjo ndjenjë është dashuri”.
Bieber dhe Chance the Rapper kanë bashkëpunuar edhe më parë me “No Brainer” në 2018 së bashku me DJ Khaled dhe Quavo, “I’m The One” në 2017 dhe “Confident” në 2013. “Holy” është kënga e parë e Bieber që nga publikimi i albumit “Changes” që u publikua në shkurt të këti viti. xh.d/abcnews.al