Kakavijë, skaner edhe për makinat e vogla, orë pritje në kufi

schedule13:53 - 21 Maj, 2018

schedule 13:53 - 21 Maj, 2018

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës është vendosur që në skaner të kalojnë edhe makinat e vogla të udhëtarëve. Kjo ka shkaktuar orë të tëra pritje dhe radhe në këtë pikë doganore.

Nëse pritje në pikën kufitare të Kakavijes deri dje i faturoheshin palës greke qe punonte me pak sportele,  tashmë është pala shqiptare ajo që po shkakton radhë.

Ne këtë pikë kufitare prej disaa ditesh po kalojnë në skaner jo vetëm automjetet e rënda te transportit te mallrave por edhe mjete e vogla të qytetarëve.

Më parë kontrolli kryhej nga një oficer policie. Kalimi në skaner mendohej se do të lehtësonte lëvizjen, por në fakt po ndodh e kundërta. Udhëtarët e quajnë këtë veprim të pakuptimitë pasi sipas tyre në skaner mund të kalojnë automjetet për të cilat policia mund të dyshojë.

Kurse qytetarët e thjeshtë nuk kanë pse humbasin me orë të tëra në kufi. “Pse të rri këtu në doganë për cfarë arsye. Kë duan e presin faturën kë duan jo, i lënë të ikin”.

Nga ana tjetër autoritetet te policise vendore dhe ato doganore e cilësojne këtë veprim si mënyra më e mirë e parandalimit të kontrabandës.

Kjo pranohej dhe kishte kuptim për transportuesit masivë të mallrave, por për automjetet private, udhëtarët e shohin si veprim të pakuptimtë. Në një kohë që nga pala greke kjo nuk po ndodh. /abcnews.al