Përleshje, ndjekje dhe plumba! Si nisi sherri mes dy familjeve në Durrës dhe u mbyll me një të vdekur (Detajet)

schedule21:56 - 18 Shtator, 2020

schedule 21:56 - 18 Shtator, 2020

Abcnews.al zbardh detaje të reja nga sherri me leva dhe armë mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 13 në Durrës që përfundoi me një të vdekur dhe një të plagosur. Gazetari i Abc News në Durrës Leonidha Musaj raporton se konflikti ka qenë mes dy familjeve Tatozi dhe Baboçi.

Po sipas gazetarit të Abcnews, fillimisht ka qenë djali i Armando Baboçit, Erald Gjini (ka ndryshuar mbiemrin), që ka qëlluar me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi, shkaku dyshohet se lidhet me motive pronësie të vjetra.

Në këtë moment në ndihmë të djalit ka shkuar i ati, Armando Baboçi, që më pas është përleshur me leva, karrige të një lokali pranë vendit të ngjarjes dhe sende të tjera të forta me anëtarët e familjes Tatozi.

Të gjendur në vështirësi, pasi ishin vetëm përballë familjes Tatozi, babë e bir tentuan që të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me makinën e tyre ‘Alfo Romeo’, por anëtarët e familjes Baboçi i ndoqën dhe njëri prej tyre i qëlloi duke i plagosur.

Abcnews.al sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, të makinës që është dëmtuar nga devijimi që ka bërë dhe shkopinjtë, levat, karriget dhe sendet e forta që u përdorën mes dy familjeve.

Babë e bir u dërguan me shpejtësi në spital, por i ati fatkeqësisht ndërroi jetë nga plagët. Gjashtë anëtarët e familjes Tatozi, mes të cilëve është edhe autori që qëlloi me armë janë shoqëruar nga policia. Dy familjet janë banorë të lagjes nr. 13 dhe ngjarja ndodhi në rrugën ‘Pavarësia’ poshtë një pallati. db/Abcnews.al