Hauai, shpërthimi i vullkanit Kilauea lëshon re toksike

schedule10:46 - 21 Maj, 2018

schedule 10:46 - 21 Maj, 2018

Në Hauai vijojnë problemet për shkak të shpërthimit të vullkanit Kilaua. Tashmë është dhënë alarmi për ndotje mjedisore pasi në qiell janë lëshuar re toksike. Ndërsa ka ardhur dhe i plagosuri i parë nga shpërthimi i vullkanit.

Shtëllunga tymi të bardha toksike të shkaktuar nga llava e vullkanit Kilauea që derdhet në oqean mbulojnë qiellin e Hauait. Retë konsiderohen toksike për shkak të reagimit kimik ndaj kontaktit të llavës me ujë të kripur, i cili liron acidin klorhidrik dhe grimcat e vogla të qelqit në ajër. Prandaj, autoritetet kanë këshilluar popullsinë të largohet nga ky kërcënim i ri.

Në mal, ndërkohë, lumenjtë e llavës vazhdojnë të dalin nga të çarat e vullkanit të formuara në javët e fundit dhe kanë shkatërruar një lagje banimi të ishullit: sipas ekspertëve, emetimet e gazit të dioksidit të squfurit në këtë zonë janë trefishuar, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ajrit, ndërsa në majë të vullkanit dy shpërthime të mëtejshme kanë lëshuar shumë hi në atmosphere.

Përveç dëmeve të shumta material, Vullkani Kilauea ka prekur dhe banorët. Të dielën u regjistrua i plagosuri i parë, një person është goditur nga llava, e cila i ka djegur në një gradë të rëndë këmbën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!