Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt “flirtojnë” me njëri-tjetrin

schedule12:53 - 18 Shtator, 2020

schedule 12:53 - 18 Shtator, 2020

Ish çifti hollivudian Brad Pitt dhe Jennifer Aniston kanë surprizuar fansat e tyre, pasi u bënë bashkë për një projekt virtual. Brad dhe Jennifer u bashkuan sërish në një interpretim live të filmit “Fast Times At Ridgemont High”, të cilët luajtën rolet e dy studentëve të shkollës së mesme.

Duke interpretuar karakterin e Barrett, Aniston i drejtohet Pitt që luan në rolin e Brad Hamilton duke i thënë: “Çkemi Brad, gjithmonë kam menduar që je shumë i lezetshëm. Je shumë seksi. Do të vish tek unë”. Kjo deklaratë, pjesë e skenarit në fakt ka tërhequr vëmendjen për faktin se dyshja kanë qenë së bashku dikur, të cilët u ndanë në vitin 2005.

Pitt dhe Aniston kanë “rindezur” miqësinë e tyre gjatë viteve të fundit dhe u fotografuan së bashku në janar 2020 në “Screen Actors Guild Awards”.

bashkimi i brad jen

Ngjarja kishte për qëllim për të mbledhur fonde për organizatën jofitimprurëse të Komunitetit të Organizuar të Ndihmës së Sean Penn, dhe yjet që u bashkuan me këtë ngjarje përfshinin ndër të tjera ishin Morgan Freeman, Henry Golding, Jimmy Kimmel, Shia Labeouf, John Legend, dhe Julia Roberts. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!