Riga-Tre Fiori, 0-0 dhe ndeshja ndërpritet. Në fushë edhe një shqiptar, mbrojtësi Herdi Prenga. Sistemi i ndriçimit nisi të shembej, teksa poshtë ranë disa llamba dhe pati xhama të thyer.
Një situatë e paprecedentë, që detyroi UEFA-n të ndalonte ndeshjen. Jo vetëm kaq, por problemi tjetër ishte se kur do të luhej pjesa e mbetur e takimit të turit të dytë të Europa League.
Riga vs Tre Fiori kicked off around 20 minutes ago
Game is currently interrupted though due to a light in the stadium breaking, with the glass smashing
Appears to be back under way once again between the two sidespic.twitter.com/jpSiOd8PB5
— Lewis Laird (@LewisLaird01) September 17, 2020
Duhet të luhej në mbrëmje, por skuadra nga San Marino e Tre Fiori kishte fluturimin dhe normalisht kemi të bëjmë me kosto shtesë. UEFA është vënë në siklet për orarin dhe në fund është vendosur të nisë në orën 10:00 të mëngjesit, 09:00 me orën tonë lokale. /abcnews.al