Deputeti Krichbaum: Serbi-Kosovë, vetëm normalizim të marrëdhënieve

schedule14:03 - 19 Maj, 2018

schedule 14:03 - 19 Maj, 2018

Mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë vetëm normalizim marrëdhëniesh dhe nuk mund të flitet për ndarje të territoreve. Ka qenë kjo deklarata e deputetit gjerman Gunther Krichbaum, i cili vlerësoi pozitivisht samitin e Sofjes mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gunther Krichbaum, deputet gjerman dhe president i Komisionit për Çështje Europiane në Bundestagun gjerman, deklaroi pas përfundimit të samitit të Sofjes, se ky samit ishte një sinjal i qartë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

Ndër të tjera Krichbaum tha se vlerësonte faktin se samiti mund të konsiderohej si intesifikim i bashkëpunimit ekonomik, nëse përmendet dhe fakti se i fundit u mbajt 15 vjet më parë.

Duke folur për bisedimet e Kosovës me Serbinë, deputeti gjerman theksoi se të dyja vendet do ta kenë të pamundurr rrugën drejt Bashkimit Europian nëse nuk normalizojnë marrëdhëniet mes tyre.

I pyetur nga gazetarët nëse mund të flitet për ndarje të Kosovës, apo njohje të pavarësisë nga Serbia, Krichbaum tha se “normalizimi do të thotë normalizim dhe se nuk ka vend për një alternativë tjetër”. Ai shtoi se Bashkimi Europian është projekt i paqes, dhe asnjeri nuk dëshiron të importojë konflikte.

Në takimin e shkurtër në Sofje mes Presidentit të Kosovës Thaçi, atij serb Vuçiç dhe kancelares gjermane Merkel, temë kryesore ishte arritja e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet dy vendeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!