Emri/ Humb jetën nga Covid-19 një tjetër mjek tek “Shefqet Ndroqi”

schedule19:26 - 16 Shtator, 2020

schedule 19:26 - 16 Shtator, 2020

Pandemia COVID-19 i ka shkaktuar vdekjen një tjetër mjeku në Shqipëri.

Mësohet se mjeku i cili humbi jetën për shkak të koronavirusit është mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi.

Sipas të dhënave, mjeku kishte më shumë se dy javë i shtruar tek spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi”.

Siç raporton për ABC News, gazetari Leonidha Musaj, përveç COVID-19, mjeku Dervishi vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!