Në 24 orët e fundit 65 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin në vendin tonë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetet sociale.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 65 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.
Numri i të shëruarve prej Covid-19 që nga fillimi i pandemisë e kanë fituar 6668 qytetarë./m.v. abcnews.al