Modelja e njohur, Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend festojnë sot 7 vjetorin e martesës. Ka qenë Chrissy, ajo që ka zgjedhur ta urojë bashkëshortin e saj me një video të fëmijëve të tyre.
Gjatë video shfaqet vogëlushja e çiftit e veshur me një fustan si Chrissy, dhe duke shtyrë të vëllain, njësoj siç modelja ngacmon shpesh herë në skenë bashkëshortin e saj.
“Gëzuar përvjetorin e 7-të. 14 vite bashkë. Të dua shoku im më i mirë. Je si një vëlla për mua”, ka shkruar ajo në Instagram.
Ndërkohë urimet kanë qenë të shumta, por ky postim ka ngjallur edhe shumë reagime pasi sipas komentuesve partneri i zemrës nuk mund të jetë vëlla.
Kujtojmë që modelja është në pritje të fëmijës së saj të tretë, lajm të cilin çifti e bëri të ditur vetëm disa javë më parë në videoklipin e funfit të Legen ‘Miles’. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CFH2xVDJEU6/