Xhoi Carkanji është prurja e fundit e Bylisit. Klubi ballshiot ka dalë me njoftim dhe ka bërë me dije se kanë nënshkruar me të riun, i cili raportohet se aktivizohet si sulmues.
Për Carkanjin është e vështirë të gjesh informacion, por në Ballsh janë bindur prej tij dhe po i japin mundësinë të tregojë vlerat në Superiore.
Një ditë më parë Bylisi zyrtarizoi edhe afrimin e portierit Pano Qirko, ndërkohë që më parë ka nënshkruar edhe me të tjera të rinj, si Radovani, Trumci, Simoni, Maccolli dhe Mehmettlari. /abcnews.al

