3 viktima dhe 76 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule15:03 - 16 Shtator, 2020

schedule 15:03 - 16 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë shënuar 3 viktima dhe 76 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë numri total i rasteve pozitivë ka arritur në 14.839, ndërsa 604 pacientë kanë humbur jetën.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!