Konfirmohen 310 raste të reja me Covid-19 dhe 3 viktima në 24 orët e fundit në Greqi

schedule17:02 - 15 Shtator, 2020

schedule 17:02 - 15 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në Greqi janë konfirmuar 310 raste të reja me Covid-19 si dhe tre viktima.

Sipas autoriteteve të Shëndetësisë në vend, 67 pacientë janë aktualisht të intubuar ndërsa 30 prej rasteve të reja janë nga transmetimi komunitar, shkruan abcnews.al

12 raste të tjera janë konfirmuar pas kontrolleve në kufijtë e vendit.

Me 310 rastet e reja, numri total i të infektuarve në vendin fqinj shkon në 13,730 ,prej të cilëve  55.4% janë meshkuj.

Ndërsa, 2, 433 të rasteve konsiderohet të jenë të lidhura me udhëtimet jashtë shtetit, kurse 5,901 (43.1%) janë të lidhura me raste të konfirmuara më herët. s.b/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!