Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

71 raste të reja dhe një viktimë nga koronavirusi në Kosovë

schedule15:03 - 15 Shtator, 2020

schedule 15:03 - 15 Shtator, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 71 raste pozitive me koronavirus nga 608 testime të kryera. Ndërkohë, në orët e fundit një qytetar nuk e ka fituar betejën me Covid-19.

Sipas IKShPK  numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378.



“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKShPK. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!