Akord mes klubeve, Roma duhet të bindë Marash Kumbullën

schedule14:15 - 15 Shtator, 2020

schedule 14:15 - 15 Shtator, 2020

Roma dhe Hellas Verona kanë rënë dakord për transferimin e Marash Kumbullës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka spikatur në sezonin e parë në Serie A dhe për të interesoheshin Inter e Lazio së fundmi.

Zikaltrit disi më të tërhequr, për shka se si fillim prioriteti i tyre ishte shitja e lojtarëve që nuk konsiderohen pjesë e projektit. Roma është treguar më konkrete, teksa ka rënë dakord për huazimin e mbrojtësit dhe verën e ardhshme është e detyruar ta blejë për 30 milion euro.

Që ky operacion të mbyllet me sukses ka mbetur që Kumbulla të bindet nga oferta e Romës. Pritet që palët të diskutojnë për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës. Më parë, në janar, mbrojtësi kishte refuzuar Napolin dhe mbetet të shihet nëse do ta pranojë propozimin e verdhekuqve. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!