Makina përplas për vdekje 18-vjeçarin

schedule11:40 - 18 Maj, 2018

schedule 11:40 - 18 Maj, 2018

Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor 18-vjeçar. Aksidenti rrugor ka ndodhur në segmentin Çerravë – Pogradec. Sipas policisë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin K.P, banues në Korçë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin A.H, rreth 18 vjeç, banues në fshatin Çerravë, këmbësor në rrugë. Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al