Banorët e pallatit nr 8, në lagjen 5 të qytetit të Durrësit kanë dërguar çështjen e dëmtimit të banesës së tyre në SPAK.
Burime për Abc News bëjnë me dije se banorët pretendojnë se bashkia, instituti i ndërtimit dhe Prokuroria e rrethit gjygjësor Durrës kanë fshehur dëmin real të pallatit.
Pritet që banorët të dorëzojnë këtë të martë pranë SPAK, dokumentet origjinal të ekspertëve. Ndërkohë pallati në fjalë është klasifikuar i banueshëm në nivelin e dëmit DS 2 në një kohë kur inkliminimi i pallatit, është përcaktuar nga ekspertët ne nivelin 51 cm, ndërsa për ekspertët privatë animi është mbi 60 cm.
60 familjet akuzojnë prokurorinë për zvarritje të çështjes, ndërkohë që pallati po çedon çdo ditë e më shumë.
Abc Neës pak ditë më parë ka takuar banorët e këtij pallati të cilët kanë pohuar se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet përkatëse në lidhje me banesat e tyre. e.su/abcnews.al