Abcnews.al sjell pamjet e makinës tip fuoristradë me targa “AA 741 SV” që u aksidentua mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku fatkeqësisht drejtuesi Fatos Hoxha ndërroi jetë në vend.
Makina pësoi dëmtime të shumta nga rrokullisja, si pasojë e daljes nga rruga duke përfunduar në greminë, ndërsa u nxor me një zetor.
Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë, pasi po udhëtonte në aksin e vjetër Fier-Vlorë. db/Abcnews.al

