Konfirmohen 167 persona me koronavirus në 24 orët e fundit

schedule16:58 - 14 Shtator, 2020

schedule 16:58 - 14 Shtator, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar 167 raste me koronavirus në 24 orët e fundit nga 862 testime të kryera.

Sipas ministrisë në dy spitalet Covid, po trajtohen 179 pacientë ndërsa ndodhen në intubim 8 persona, dhe 18 raste janë në terapi intensive.

Ministria ka njoftuar se të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:

-88 raste në Tiranë,

-11 në Durrës,

-9 ne Lëzhë,

-8 në Elbasan,

-nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz,

-6 në Krujë,

-5 në Vlorë,

-nga 4 raste Shkodër, Berat,

-3 në Gramsh,

-nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë,

-nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

Sakaq autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje për respektim të higjenës dhe distancimit social ndërsa këshillojnë se në rast se dyshohet për infeksionin, qytetarët të telefonojnë urgjencën kombëtare 127, dhe të qëndrohet në kontakt me mjekun e familjes.

Njoftimi i Ministrisë së shëndetësisë: 

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 46 të shëruar, 167 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Nisja e vitit të ri shkollor është një sfidë për strukturat arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë në gatishmëri, por kërkohet kontributi dhe bashkëpunimi i nxënësve e prindërve, mësuesve, për të zbatuar rregullat e vendosura dhe për të sinjalizuar në kohë cdo rast të dyshuar, për të frenuar përhapjen e COVID19.

Prindërit duhet t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë.

Për çdo shqetësim, mësuesit duhet të kontaktojnë koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore.

Ndërsa nxënësit, nëse gjatë qëndrimit në klasë kanë një shqetësim nga ana shëndetësore, të lajmërojnë menjëherë mësuesin e tyre.

Të gjitha institucionet arsimore që sot kanë filluar mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.

Ju informojme se situata ne spitale paraqitet e qëndrueshme.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit:

Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:

88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.

Edhe një herë ju bëjmë thirrje për të mos e ulur vigjilencën.

Respektoni distancimin fizik

Vendoseni maskën

Kujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive.

Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)

Testime totale 74766

Raste pozitive 11520

Raste të shëruara 6615

Raste Aktive 4567

Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2317

Durrës 516

Shkodër 357

Lezhë 268

Elbasan 232

Korçë 209

Fier 185

Vlorë 163

Kukës 140

Berat 84

Dibër 49

Gjirokastër 47

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!