Covid-19 prek dhe Gjykatën e Korçës, rezultojnë të infektuara 3 punonjëse

schedule16:48 - 14 Shtator, 2020

schedule 16:48 - 14 Shtator, 2020

Sekretarja e Gjykatës së Korçës dhe dy punonjëse të tjera, të cilat qëndronin në të njëjtën zyrë me të, kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Mësohet se të treja, punonjëse të Gjykatës së Korçës kanë marrë sot përgjigjen e tamponit që ka rezultuar pozitiv dhe janë izoluar.

Lexo edhe: Konfirmohen pozitiv me Covid-19 dy mësues në Korçë, karantinohen 4 të tjerë

Ndërkohë, përgjigjen e testit për Covid-19 pritet që ta marrin edhe dhjetë punonjës të tjerë të kësaj gjykate, të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarat.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!