Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën katër pacientë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar edhe 55 raste të reja.
Ndërkohë numri total i rasteve pozitivë ka arritur në 14,692, ndërsa 600 persona kanë humbur jetën.
Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar 150 pacientë , duke e çuar numrin e përgjithshëm të shëruarve në 11.585.
Rastet pozitive janë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skenderaj.
/abcnews.al/


