Kanë kaluar 30 vjet nga transmetimi i parë të “The Fresh Prince of Bel-Air”, me protagonist aktorin Will Smith. Ishte 10 shtator 1990 kur seriali televiziv u transmetua për herë të parë nga transmetuesi amerikan NBC, duke e bërë Smith një personazh me famë botërore.
Ndërkohë, për të shënuar 30-vjetorin e serialit, Smith ka njoftuar një ribashkim të kastit për një episod festiv si dhe për të përkujtuar James Avery, aktori që u nda nga jeta disa vite më parë.
Aktori ka postuar një foto në rrjete sociale ku shfaqet së bashku me interpretues të tjerë të serialit, ku shkruan: “Sot janë saktësisht 30 vjet që kur debutoi Prince Fresh i Bel-Air. Kështu që ne po bëjmë diçka për të gjithë ju … së shpejti do të ketë një bashkim në HBO Max!” xh.d/abcnews.al