Operacioni i Nicolo Zaniolos doli me sukses dhe talenti i Romës e ka marrë disi veten pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen e kombëtares italiane kundër Holandës në Amsterdam, sfidë e vlefshme për Nations League.
21-vjeçari këputi ligamentin e gjurit të majtë dhe ditën e djeshme bëri ndërhyrjen kirurgjikale në Insbruk të Austrisë (do të qëndrojë një javë në klinikën Gelenkpunkt përpara se të kthehet në kryeqytetin italian).
Gjithçka ka shkuar mirë dhe tani nis faza e rikuperimit. Gjashtë muaj do të qëndrojë jashtë lojtari ofensiv, i cili pësoi të njëjtin dëmtim në gjurin e djathtë në muajin janar. Vit për t’u harruar dhe frikë e madhe nëse Zaniolo rëndohet shumë psikologjikisht, por fjalët e tij shprehin të kundërtën.
“From now I’m focused on the comeback to get back to doing what I love – playing in the Roma shirt and celebrating along with all of you. Forza Roma always…” ?❤️
#ASRoma #ForzaNicolo
https://t.co/VIWqgqILRW— AS Roma English (@ASRomaEN) September 14, 2020
“Operacioni doli me sukses. Prej këtij momenti jam i përqendruar plotësisht të rikuperimi, për t’u rikthyer të bëj atë që dashuroj: të luaj me fanellën e Romës dhe të festoj së bashku me të gjithë ju.
Përgjithmonë Forca Roma, jam i dashuruar marrëzisht me ngjyrat verdhekuqe“, shkruan Nicolo Zaniolo, teksa nuk mungojnë mesazhet inkurajuese të tifozëve dhe shumë futbollistëve, shokë skuadre e rivalë. /abcnews.al