Nis shkolla në Kosovë, nxënësit me maska, zbatojnë masat mbrojtëse kundër Covid

schedule09:29 - 14 Shtator, 2020

schedule 09:29 - 14 Shtator, 2020

Ka nisur këtë të hënë viti i ri shkollor 2020-2021 në Kosovë. Në kohë pandemie, nxënësit dhe mësimdhënësit duhet t’iu përmbahen rregullave për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Autoritetet kanë thënë se mbajtja e maskës, distancës dhe higjiena personale, janë rregullat që duhet të aplikohen në shkolla.

Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, nxënësit dhe mësuesit duhet të mbajnë maska në ambientet shkollore dhe shkollat duhet të sigurojnë që të respektohet distanca e caktuar e sigurisë të paktën 1.5 metra.

Secilit nxënës si dhe personelit të shkollës duhet t’i bëhet matja e temperaturës përmes termometrit çdo ditë. Ndër të tjera autoritetet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar se kanë shpërndarë gjysmë milioni maska nëpër shkollat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se inspektorët sanitarë do të mbikëqyrin nëse shkollat po respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se top-prioritet në punën e tyre tani do të jetë shëndeti i nxënësve dhe mësimdhënësve. Drejtori i këtij insituticioni, Naser Ramadani, është zotuar se çdo rast i dyshuar me koronavirus në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve do të trajtohet brenda ditës.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!