Policia në shtetin e Gjeorgjisë në SHBA thotë se një zëvendës sherif është pushuar nga puna pasi u shfaq në një video që tregon atë duke shtrirë një njeri me ngjyrë në tokë, ndërsa e grushton.
Roderick Walker, 26 vjeç, ishte pasagjer në një makinë që u ndalua nga sherifët për një dyshim.
Pas një grindjeje, policia u përpoq ta arrestonte atë.
Georgia deputy fired for excessive force after video shows him striking Black man.
A lawyer for Roderick Walker said he was a passenger in a car that had been pulled over for having a broken tail light.
(By Tim Stelloh and Nicole Acevedo: @NBCNews)https://t.co/Fo9BULcpGI pic.twitter.com/kCYyXuxA9L— Shomari Stone (@shomaristone) September 14, 2020
Video e shpërndarë në mediat sociale tregoi që Walker po mbahej i shtypur nga dy sherifë të bardhë, njëri prej tyre e godet me grusht.
Në një deklaratë, Zyra e Sherifit të Qarkut Clayton tha se “sherifi që goditi vazhdimisht Roderick Walker” do të humbte punën e tij “për përdorim të tepruar të forcës”.
Incidenti, i cili ndodhi të premten pranë Aeroportit Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta, vjen në mes të tensioneve të rritura në SHBA mbi racizmin dhe brutalitetin e policisë. g.v/abcnews.al


