FSHF përcakton datat e sezonit të ardhshëm

schedule14:20 - 17 Maj, 2018

schedule 14:20 - 17 Maj, 2018

Përcaktohen afatet e vitit të ardhshëm të futbollit shqiptar. Federata merr vendimet për Superligën, Kategorinë e Parë dhe Superkupën.

Në pritje të kalendarit, dihen datat e sezonit të ri.

Klubet e Superligës, Kategorisë së Parë dhe ata që do të diskutojnë Superkupën, morën vesh se kur do të nisin e kur do të përfundojnë aktivitetet e vitit të ardhshëm të futbollit.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës, në mbledhjen e radhës, vendosi që Superliga të nisë në 19 gusht dhe të përfundojë në 19 Maj 2019, gjithnjë nëse nuk do të ketë zhvendosje të datave për shkak të kombëtares apo nga kërkesat e mundshme të klubeve.

Rifillimi i kampionatit pas pushimit dimëror është parashikuar në 26 Janar 2019.

Po ashtu, Kategoria e Parë do ta ketë nisjen në 9 Shtator dhe përfundimin në 11 Maj.

Pretendentët për Superkupën, Skënderbeu e Laçi, do ta luajnë ndeshjen mes tyre në 12 Gusht të këtij viti.

Edicioni në vazhdim i Superligës ka ende dy javë deri në përfundim dhe pritet të mbyllet mesjavën e ardhshme, ndërsa Kategoria e Parë i dha fund konkurrimit me finalen në “Elbasan Arena” fituar nga Tirana ndaj Kastriotit me shifrat 2-0./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!