Katër persona humbën jetën në një aksident tragjik ditën e sotme në Prevezë, Greqi. Viktimat janë një pensionist 70-vjeçar, një vajzë me origjinë shqiptare 19-vjeçe, një i ri po 19-vjeç dhe një mik i tyre 23-vjeç.
Makina ku po udhëtonin tre të rinjtë që po ktheheshin nga një festë drejtohej nga 19-vjeçari që ia kishte marrë “Volkswagen”in nënës së tij.
Në aksin Prevezë – Igumenicë makina ku ishin tre të rinjtë u përplas me një “Ford” që drejtohej nga i moshuari.
Përplasja rezultoi fatale për të katërt. Mediat greke kanë publikuar edhe fotot e vajzës shqiptare që humbi jetën. /db/Abcnews.al