James Rodriguez është goditja e madhe e Everton në merkato. Carlo Ancelotti e kërkoi me ngul dhe drejtuesit ia plotësuan dëshirën, duke gjetur akordin me Real Madrid dhe vetë lojtarin ofensiv.
Kolumbiani pritet të debutojë në ndeshjen e sotme jashtë fushe ndaj Tottenham, teksa nuk fshihet në prononcimin e dhënë për Telegraph. “Drejtuesit duan kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.
Ka rëndësi të madhe për mua dëshira e tyre për të realizuar këtë objektiv, duhet të renditemi në katër skuadrat e para. Evertoni duhet të tregohet konstant gjatë gjithë sezonit për t’ia dalë. Nuk mund të dështojmë.
E kam pasur të lehtë përshtatjen, pasi në ekip ka disa lojtarë që vijnë nga Amerika Latine. Bisedova me Yerry Mina dhe Luca Modric përpara se të pranoja ofertën e Everton.
Më dhanë informacion në lidhje me Premier League. Më pas nisa të shoh disa ndeshje, sfidat janë të shpejta dhe shumë intensive“, deklaron ylli i ekipit nga Liverpuli. /abcnews.al

