Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi 3 pacientë.
IKSHPK bëri me dije se gjithsej janë realizuar 633 testime, ndërsa kanë rezultuar pozitiv 70 persona.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri.
/abcnews.al/


