Pushimet e Harry Maguire në Mykonos nuk kaluan pa incidente. Mbrojtësi anglez u përfshi në një sherr me disa shqiptarë në ishullin grek, teksa deklaroi se e dija që ata më njihnin. Pesë minuta para se të më rrihnin më thanë se karriera ime ka marrë fund. Kështu që e dija që e dinin se kush jam.
Pa asnjë diskutim nuk isha i dehur. Thjesht u gjenda në një situatë të keqe. Nuk e ndjej të kërkoj falje, për sa kohë nuk mendoj se kam bërë diçka gabim. Ndoshta vetëm klubit dhe tifozëve të Manchester United”, deklaroi kapiteni i United, i cili u dënua me dy vite burg me kusht nga autoritetet greke.
LEXO EDHE: Sherri me shqiptarët, Maguire: Kujtova se po më rrëmbenin, ju tregoj tmerrin
Ole Gunnar Solskjaer ka folur rreth “gjigantit” të mbrojtjes për MUTV. Trajneri i “Djajve të Kuq” konfirmon se Maguire do të vijojë të jetë kapiteni i skuadrës së tij, pavarësisht ngjarjes jo të këndshme që ndodhi në Greqi.
“Maguire është një lojtar i madh, ka qenë gjithmonë pozitiv edhe në aspektin njerëzor. Është një djalë që zotëron vlera njerëzore. Kam besim se do e shohim të dhurojë performanca pozitive dhe të japë më të mirën e tij. Ai do të vazhdojë të jetë kapiteni ynë“, deklaron trajneri norvegjez. /abcnews.al