Ditën e sotme bëhen 22 vite nga vrasja e liderit të Lëvizjes Studentore dhe heroit të demokracisë, Azem Hajdarit.
Reagimet kanë qenë të shumta, ku nuk kishte se si mes tyre të mungonte dhe ai i vajzës së tij, deputetes Rudina Hajdari.
Së fundmi, ka reaguar edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto të hershme, ku shfaqet mes Hajdarit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Kur kishte opozite!”, shkruan Topalli krahas fotos, duke lënë të kuptohet kështu edhe një mesazh për opozitën aktuale.
https://www.facebook.com/179425715440174/photos/a.721273594588714/3250646578318057/?type=3&theater
Kujtojmë që disa ditë më parë, Topalli ka paralajmëruar se nuk do të kthehet në Partinë Demokratike për sa kohë ajo do të drejtohet nga Lulzim Basha. l.k/abcnews.al