Arrestohen 9 persona në Tiranë, policia zbardh detajet

schedule11:42 - 12 Shtator, 2020

schedule 11:42 - 12 Shtator, 2020

Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Dy të tjerë janë proceduar penalisht si dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër.

Njoftohet se forcat  “Shqiponja” kanë arrestuar 29-vjeçarin A. K.,  pasi në makinën e tij u gjet një sasi kanabis sativa. Po ashtu, u proceduan penalisht B. M. dhe R. P.,  të cilët ishin pasagjerë në automjet për Moskallzimi i krimit”.

Po ashtu, në pranga është vënë 58-vjeçari K. D., 58 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim 25-vjeçari A. D. Këta dy persona, njoftohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tyre në ambientet e Komisariatit, për shkak të një konflikti të ndodhur më parë.

Pjesa tjetër e njoftimit:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 33 vjeç dhe M. Sh., 20 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatese;

R. P., 34 vjeç, F. B., 44 vjeç, A. F., 46 vjeç, dhe H. L., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

M. H., 27 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.98 mg/l, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, biçiklistin shtetasin K. M., i cili pas ndihmës së marrë në spital, është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!