“Më në fund”, Amir Rrahmani debuton si titullar në miqësoren e Napolit

schedule22:17 - 11 Shtator, 2020

schedule 22:17 - 11 Shtator, 2020

Amir Rrahmani ka debutuar me Napolin. Kapiteni i Kosovës shkëlqeu me Hellas Verona sezonin e fundit në Serie A. Paraqitjet pozitive ndikuan që të merrte një ofertë nga klubi i De Laurentiis, teksa marrëveshja mes palëve u konkretizua në muajin janar.

14 milion euro përfunduan në arkat e Hellas Verona, teksa 26-vjeçari nga Prishtina firmosi një kontratë 4-vjeçare me një rrogë prej 1.8 milion eurosh në sezon. Qendërmbrojtësi, i cili mund të luajë edhe në krahët e repartit defensiv, ka debutuar ditën e sotme me ekipin e ri.

https://www.instagram.com/p/CFAhdn3IwnM/?utm_source=ig_web_copy_link

Gennaro Gattuso e aktivizoi si titullar në miqësoren ndaj Pescara, sfidë që u fitua nga Napoli me rezultatin 4-0 falë golave të Zielinski, Ciciretti, Mertens dhe Petagna.

Më në fund“, shkruan Rrahmani në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, duke shprehur shkurt lumturinë e debutimit në mitikun “San Paolo”, teksa nuk munguan urimet e shumta të tifozëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!