Dr Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, u bëri thirrje amerikanëve që të bëhen gati për atë që do të pasojë gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit.
“Mos nënvlerësoni kurrë, kurrë potencialin e pandemisë. Dhe mos u përpiqni të shikoni anën rozë të gjërave,” i tha Fauci një paneli diskutimi të enjten.
“Ne duhet bëhemi gati dhe të kalojmë këtë vjeshtë dhe dimër, sepse nuk do të jetë e lehtë.”
Mjeku i lartë ka qenë në kundërshtim me Presidentin Donald Trump në disa pika gjatë pandemisë.
Muajin e kaluar, Fauci tha se vajzat e tij ishin ngacmuar për shkak të deklaratave të tij publike në lidhje me trajtimin e pandemisë, ndërsa ai vetë ka marrë kërcënime me vdekje. s.b /abcnews.al/