Aktorja 45 vjeçare Drew Barrymore ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “People”, në lidhje me shfaqjen e saj të re ditore “The Drew Barrymore Show”, Gjithashtu ajo ka ndarë edhe për disa detaje interesante lidhur me jetën e saj private.
“Unë jam një romantike e pashpresë dhe të gjithë në këtë planet kanë nevojë për dashuri në një farë forme”, ka thënë ajo.
Aktorja ka qenë e martuar tre herë, por asnjë nga lidhjet e saj nuk ka shkuar ashtu si do dëshironte. Ajo ka dy vajza me Kopelman: Olive, shtatë vjeçe dhe Frankie, gjashtë vjeç. Ndërkohë gjatë intervistës, Drew është shprehur se nuk planifikon të martohet më asnjëherë.
“Asnjëherë, asnjëherë, kurrë, kurrë. Unë nuk do të martohem kurrë. Unë gjithashtu besoj se njerëzit nuk duhet të thonë fjalën ‘kurrë’, por për këtë vlen kurrë”, ka përfunduar ajo. l.k/abcnews.al