Sot 19-vjetori i sulmeve të kullave binjake, Meta: Përkrah SHBA në luftën kundër terrorizmit

schedule10:56 - 11 Shtator, 2020

schedule 10:56 - 11 Shtator, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e gjithë bota përkujtojnë sot 19-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.

Në këtë 19-vjetor është bashkuar edhe Presidenti Ilir Meta, ku përmes një mesazhi shkruan se Shqipëria është përkrah SHBA dhe NATO në luftën kundër terrorizmin.

“Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjen e tyre! Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.

Shqipëria & SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë & demokracisë & në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar & autoritarizmi”, shkruan Meta.

Sulmi ndaj kullave binjake u krye më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 personash, rrëmbyes radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona.

N.D./abcnews.al