Sipas një sondazhi, gjermanët kanë më shumë frikë nga politika e presidentit amerikan, Donald Trump sesa nga koronavirusi. 53% e të anketuarve kanë frikë se politika e presidentit amerikan mund ta bëjë botën më të rrezikshme, raporton reuters.
Në vendin e dytë dhe të tretë, gjermanët kanë renditur rritjen e kostove të jetesës, situatën ekonomike dhe kostot e taksapaguesve të BE-së, ndërsa rreth një e treta e të anketuarve thanë se ishin të shqetësuar se ata ose dikush që ata e njihnin do të infektohej me koronavirus.
Studimi nuk përfshiu se cili aspekt i politikës së Trump shqetëson më shumë gjermanët, por shkencëtari politik, Manfred Schmidt beson se bëhet fjalë për politikën e tij e jashtme.
Rreth 2,400 njerëz morën pjesë në sondazhin “Frika e gjermanëve”. s.ba/abcnews.al