Rrëmbejnë dhe tentojnë të përdhunojnë 13-vjeçaren, 3 në pranga

schedule10:03 - 15 Maj, 2018

schedule 10:03 - 15 Maj, 2018

Policia e Fierit ka arrestuar tre të rinj të cilët tentuan të përdhunonin një minorene. Prindërit e saj tregojnë se e gjetën vajzën të traumatizuar, të lidhur me litar dhe me një leckë ne gojë.

Tre të rinj nga një fshat i Roskovecit rrëmbyen dhe tentuan të pëdhunonin një vajzë 13-vjeçare, fqinjë e njërit prej djemve. Kur ata dëgjuan babain e vajzës, duke kërkuar të bijën u larguan me vrap. Prindërit Lushka gjetën minorenen në banesën pranë shtepisë në të cilën nuk banon kush. Ajo ishte traumatizuar, e lidhur dhe me një leckë ne gojë.

“Vajzën e kishin lidhur ata, kur e gjetëm ne prapa”.

Gjyshja e 13-vjeçares, Halimeja, tha se njëri prej djemve ishte i njohur për familjen, pasi shkonte shpesh aty, madje e kishin trajtuar si djalin e tyre.

“Ne hyjmë e dalim këtu. Ai na bëri për vete, si i thonë këtu”.

Tre të rinj u vunë në pranga pasi akuzohen për pengmarrje dhe tentativë përdhunimi ndaj 13-vjecares. Të arrestuarit janë, Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Sipas policise arrestimi i këtyre personave  u bë pasi  dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një të mitur 13-vjeçare, e  çuan në një banesë të pabanuar dhe tentuan të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!