Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Asnjë vaksinë anti-Covid nuk do shpërndahet në masë pa kaluar në “rrjetën” e rregullatorëve

schedule08:32 - 9 Shtator, 2020

schedule 08:32 - 9 Shtator, 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë, me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ka theksuar edhe një herë procesin nëpër të cilin do të shkojnë vaksinat kandidate për Covid-19.

Dr. Soumya Swaminathan shkencëtarja kryesore e agjencisë, është shprehur se asnjë vaksinë anti Covid-19 nuk do të shpërndahet në masë pa kaluar më parë në rrjetën e rregullatorëve, shkruan abcnews.al

Swaminathan:

“Asnjë vaksinë për COVID-19 nuk do të shpërndahet në masë përpara se rregullatorët , qeveritë  dhe OBSH të jenë  të bindur se ajo i ka përmbushur standardet minimale të efikasitetit dhe sigurisë. OBSH bën një proces shumë të hollësishëm dhe të plotë sigurie për vaksinat  para se të japë ndonjë lloj rekomandimi.”

Kujtojmë se një numër shumë i madh vaksinash, në faza të ndryshme të zhvillimit apo testimit, janë duke “garuar” në të gjithë botën për t’u aprovuar e më pas për të luftuar koronavirusin. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!