Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dua Lipa arrin sukses me albumin e ri “Club Future Nostalgia”

schedule08:26 - 9 Shtator, 2020

schedule 08:26 - 9 Shtator, 2020

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Dua Lipa publikoi pak ditë më parë versionin remix të albumit ” Club Future Nostalgia”. Për këtë album, artistja shqiptare është bërë bashkë me një sërë emrash të indurstrisë muzikore shqiptare si Madonna, Missy Elliott, BLACKPINK, dhe Gwen Stefani.

Ashtu sikurse “Future Nostalgia” që u publikua në mars të këtij viti, edhe versioni remix është pritur mjaft mirë nga publiku. Së fundmi, Dua përmes një postimi në rrjete sociale ka treguar se albumi ka patur një sukses të jashtëzakonshëm, pasi është renditur në vendin e 28 në Billboard.

Kujtojmë që Dua një muaj më parë publikoi edhe një bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny. Kënga që mban titullin “Un Dia”pati një impakt të mirë nga publiku dhe numëron më shumë se 70 milion klikime në Youtube.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!