Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Saimir Tahiri të martën del para gjykatës

schedule15:21 - 14 Maj, 2018

schedule 15:21 - 14 Maj, 2018

Saimir Tahiri, i cili që prej së shtunës pasdite është në arrest shtëpie, do të dale nesër paradite para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë. Avokatët e tij pritet ta ankimojnë në apel vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë të martë në orën 11:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifkimin e masës së sigurisë arrest shtëpie të caktuar të shtunën nga gjyqtarja e kësaj gjykate Liliana Baku.

Ish-ministri i Brendshëm po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për veprat penale “Trafik të narkotikëve” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, ka paralajmëruar se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë për ish-ministrin do të ankimohet në Apel, pasi nuk ka asnjë provë të re kundër tij. Ndërkohë burime të ABC News konfirmuan se kërkesa e paraqitur në gjykatë për masën e sigurisë është bazuar në të dhëna të përcjella nga këto përgjigjet e letërporosive të dërguara në Greqi dhe Itali.

Që pas caktimit të masës së sigurisë “arrest shtëpiak” për ish-ministrin, pasditen e së shtunës, Tahiri po qëndron brenda ambienteve të banesës së tij tek “Kodra e Diellit” sipas urdhërit të gjykatës.

Ai vizitohet herë pas herë nga miq dhe të afërm të tij.

Cigarja në ballkonin e apartamentit duket miku më i mirë për këto ditë të vështira që po kalon ish-ministri i Brendshëm.

Vetë Tahiri dhe familjarët e tjerë, janë në pritje të zhvillimit të hetimeve dhe të fatit të metejshëm të dosjes së tij në duart e drejtësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!