Topalli, thirrje qytetarëve për protesta: Ato që ndodhin në Bjellorusi janë frymëzim

schedule18:12 - 7 Shtator, 2020

schedule 18:12 - 7 Shtator, 2020

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka shprehur shqetësimine saj lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në 25 prill.

Në një shënim në rrjetet sociale, Topalli thekson se ndonëse presidenti ka dekretuar datën thuajse 8 muaj para ligji për zgjedhjet nuk është gati.

Sipas saj, KQZ nuk është gati, ndërsa shton se këtu ka ndikuar marrja e pushimeve nga politikanët.

“Qytetaret që ndjekin politiken nga ekrani kanë një koment… Prapë këta? Prapë Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha?”, shkruan Topalli, ndërsa e mbyll komentin e saj me një thirrje për protesta nga qytetarët.

“Qytetaret duan shpresë. Protestat në Minsk janë një frymëzim edhe për shqiptaret kundra një klase politike të korruptuar e të dështuar si kjo e jona. Shpresa nuk do jetë kurrë e heshtur”, përmbyll Topalli.

Komenti i plotë:

Vakancat e gjata te politikaneve dhe hipokrizia per zgjedhe te lira!

Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm, pothuaj 8 muaj përpara.

Por ligji per zgjedhjet nuk eshte gati.

KQZ nuk eshte gati; pergatitjet per digitalizimin e procesit nuk eshte kerkund.

Marrja e pushimeve nga politikanet ka shtyre punen per votimin e ndryshimeve te nevojshme ne kodin zgjedhor.

Per shkak te pushimeve ende nuk ka filluar puna per ndertimin e KQZ, e cila duhet ndertuar nga e para me nje organizim e strukture krejt tjeter.

Nderkohe  pergatitjet per identifikimin e zgjedhesve si nje nder kerkesat e “opozites” jashte parlamentit ende s ka filluar.

Edhe keta me pushime… per Keshillin Politik eshte e tepert te pretendosh te mblidhet… si  nje strukture e cuditshme qe eshte , natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat..

Ne fakt per shkak te  vacancave te gjata te politikaneve; per shkak te mos mbledhjes se Keshillit  Politik , vendi rrezikon  te shkoje drejt zgjdhjeve te ardhshme pa permbushur as minumumin e gjerave .

Qe qeveria nuk shqetesohet per standarte kjo eshte e kuptueshme, por qe opozita te jete aq e rahatuar sa te vazhdoje vacancat dhe te mos shtyje procesin kjo eshte e çuditshme .

Heshtja per sa me lart nga te gjitha anet flet  per hipokrizine e atyre qe bertasin per zgjedhje te lira ose lajmeron per nje linje konflikti ne muajt e ardhshme.

Qytetaret qe ndjekin politiken nga ekrani kane nje koment…

Prap keta?Prap Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha?

Ne fakt vendi eshte pa alternative.

Tre emrat me lart jane bashke . Ata grinden vetem per pjeset tek  koncesionet e tenderat.

Nderkohe Vendi  ka nevoje deshperuese per ndryshim.

Qytetaret duan shprese. Protestat ne Minsk jane nje frymezim edhe per shqiptaret kundra nje klase politike te korruptuar e te deshtuar si kjo e jona.

Shpresa nuk do jete kurre e heshtur.

Me vote, me proteste apo me te dyja bashke qytetaret do clirojne vendin nga 3-4 vete ( kryetare partish)qe e mbajne peng ate.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!