Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç në Bruksel: Jemi harmonizuar rreth çështjes së personave të zhdukurve

schedule15:49 - 7 Shtator, 2020

schedule 15:49 - 7 Shtator, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimit me palën kosovare është shprehur se “në thelb janë harmonizuar” rreth çështjes së të pagjeturve dhe personave të zhvendosur, duke theksuar se kanë trajtuar edhe çështjet ekonomike duke hapur “dy tema të reja”, ku një prej tyre është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

“Sot janë hapur dy tema të reja: çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ajo e pronave dhe kërkesave financiare”, ka thënë Vuçiç.

Shefat e ekspertëve të ekipeve negociuese nga Kosova dhe Serbia, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriç, do të vazhdojnë bisedimet për Asociacionin më 17 shtator, kurse takimi i radhës në nivelin më të lartë është planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel ka bërë të ditur presidenti serb.

“Po vijnë çështjet më të rëndësishme dhe më të vështira në rend të ditës, për shumë çështje kemi qëndrime të kundërta, do të jetë një proces i komplikuar dhe i vështirë”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!